I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për Ervis Martinajn dhe misterin e zhdukjes së tij. Sipas gazetarit si fillim atij i kanë eleminuar bashkëpunëtorët dhe më pas fitoi kundështari.
“Ai u zhduk në 2022 po nuk është se policia nuk e di, ka indicie. Është fuqizuar krahu i kundërshtarit të tij dhe kanë fituar, nuk ka dyshime që fituan mbi Martinajn dhe ia prenë krahët.
Duket sikur ka më shumë krah Vis Martinajn në dosjet e vjetra por tani shohim që jo ka më pak këtej.
Mendoj se bërja e shumë armiqve në anën e politikës dhe biznesit e ka eleminuar.” u shpreh Dervishi.