Një projektligj ka në objekt krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake parashikon gjithashtu se kjo e fundit mund të hyjë në marrëdhënie me të tretë që mund të jetë ose bashkim operatorësh pse partneritet publik privat.
Shoqëria që në këtë rast sipas projektligjit është emërtuar “Kayo” sh.a. në nenin 10 të saj nënvizon “marrëdhëniet me palët e treta” duke dhënë disa specifika rast pas rasti.
Kështu sipas pikës 1 të këtij neni shoqëria ka të drejtë të hyjë në marrëdhënie me palët e treta, subjekte shtetërore ose private, vendase apo të huaja në të gjitha fazat e zhvillimit të veprimtarisë së saj, në përputhje me kriteret dhe procedurat e caktuara me këtë ligj.
Në vijim kjo shoqëri vetë ose me kërkesë të palëve të treta bashkëpunon me subjekte private nëpërmjet pjesëmarrjes në bashkim operatorësh ekonomikë ose në partneritet publik privat, si dhe nëpërmjet marrëveshjeve të ndryshme kontraktore të lejuara nga legjislacioni civil dhe tregtar./Monitor