Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga sistemi i drejtësisë kreun e KLP Alfred Balla. Në një postim në rrjete sociale Vasili shkruan se shkarkimi i Ballës është përgjegjësi e Rilindjes, pasi sipas tij e përdorën për të kapur sitemet e drejtësisë dhe tani e shkarkuan pasi nuk ju duhet më.
Vasili shkruan se Rilindasit refuzuan ONM në vitin 2018 për Alfred Ballën, dhe se ky i fundit nuk duhet të ishte pjesë fare e KLP, që nga viti që kandidoi.
Reagimi i plotë:
Rilindasit refuzuan ONM ne 2018 per Alfred Ballen, qe nuk duhej te ishte fare pjese e KLP! Per Alfred Ballen e larguar sot nga sistemi i drejtesise pergjegjesia bie e gjitha mbi rilindasit, qe pasi perdoren per te kapur institucionet e drejtesise sot i largojne se nuk ju duhen më.
KPA vendosi sot qe Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione në drejtësi për 15 vitet e ardhshme. Por Alfred Balla sherbeu plot pese vite ne KLP 3 vjet si anetar dhe dy vite si Kryetar i KLP. Por Alfred Balla nuk duhej te ishte zgjedhur fare qe ne 2018 kur ai kandidoi.
Vezhguesit e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit qe ne 2018 kerkuan perjashtimin e tij nga kandidimi per ne KLP. Ne 2018 sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ne 2018, Alfred Balla, i paraqitur si kandidaturë e Shoqërisë Civile për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë “nuk plotëson kriteret ligjore”.
Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan atehere se Balla “nuk ka qenë i angazhuar në 5 vitet e fundit në shoqërinë civile”. Vëzhguesit ndëkombëtarë konstatuan edhe një shkelje të rëndë të kandidatit Balla. ONM referoi atehere se, ai nuk mund të pranohet si kandidat, për shkak se “platforma e paraqitur prej tij është plagjaturë, pasi është prezantuar edhe nga një kandidat tjetër”.