Kreu i SPAK, Altin Dumani ka qenë sot pjesë e Komisionit të Ligjeve ku dhe lexoi raportin vjetor të institucionit që ai drejton.
I pranishëm në komision ishte dhe deputeti Flamur Noka.
Ai mbante veshur një bluzë ku lexohej ‘Lironi Berishën, lironi liderin e opozitës’.
Partia Demokratike akuzon prej kohësh Dumanin dhe SPAK ka nisur procesin politik ndaj ish-kryeministrit.