-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njohën shtetin e Palestinës, Izraeli hakmerret ndaj 3 shteteve

Kryesoret

Norvegjia do të njohë ekzistencën e shtetit palestinez nga 28 maji. Lajmin e njoftoi sot kryeministri norvegjez, Jonas Gar Stere. Pak pas orës 10:00 dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi se vendi i tij do të njohë Palestinën nga e marta e 28 majit.

Të njëjtën gjë tha edhe kryeministri i Irlandës, Simon Harris, i cili shtoi se pret që edhe vendet e tjera të ndjekin Irlandën, Spanjën dhe Norvegjinë dhe të njëjtin hap të ndërmarrin në javët në vijim.

“Qeveria ka vendosur të njohë shtetin e Palestinës”, tha kryeministri norvegjez Stere në një konferencë për shtyp në Oslo, duke sqaruar se vendimi do të hyjë në fuqi më 28 maj. Kryeministri norvegjez u drejtoi me këtë rast një “thirrje të fortë” vendeve të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ne duhet të mbajmë gjallë alternativën e vetme që ofron një zgjidhje politike për izraelitët dhe palestinezët: dy shtete që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri, vuri në dukje kryeministri norvegjez.

Ministria e Jashtme izraelite postoi një video drejtuar Dublinit për të paralajmëruar se njohja e një shteti palestinez do ta kthente atë në një “push në duart e Iranit” dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas. Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi sot tërheqjen “për konsultime” të ambasadorëve të vendit në Irlandë dhe Norvegji, pas vendimit të Oslos për të njohur një shtet palestinez nga 28 maji dhe njoftimit të afërt përkatës të Dublinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit