-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Dumani: Berisha sfidoi drejtësinë! Nuk fle i qetë, nuk më rriten veshët, nuk jam peng

Kryesoret

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani është përfshirë në debat dhe replika me Flamur Nokën në komisionin e Ligjeve.

Noka e pyeti për dosjen e Berishës, Dumani tha se “ajo është cështje në hetim, nuk mund të prononcohem, cdo vendim është i kontrollueshëm nga sistemi gjyqësor, por drejtësia nuk mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt”.

Një përgjigje për Sali Berishës që shumë vite më parë e lavdëronte dhe tani e sulmon. “Nuk më rriten veshët as kur më lavdërojnë dhe as kur më shajnë. Unë jam i njëjti ai në 2008 që më kanë lavdëruar dhe ai jam edhe tani.

Edhe ne nuk flemë të qetë për analizën e provave dhe dilemat. Unë nuk i kam pasur duart e lidhura as në 2008 dhe as në 2023. Nuk ka shans që të jem politik dhe të më ndikojë kush në punën time. Zero shanse”.

Hetimet e inceneratorëve janë copëzuar sepse ashtu kanë ardhur kallëzimet dhe ashtu janë hetuar. Hetimi vazhdon dhe është në fazën më dinamike” tha më tej ai.

Rrëzoi akuzat për dekonspirim për operacionin e fundit. “Si mund të shkosh kaq larg dhe të aludosh që prokurorët dhe hetuesit kanë dekonspiruar hetimet?!

Është mundi i punës, kemi punuar ditë natë. 8 me 8-të. Është shumë fyese dhe denigruese për mua që të denigrosh që prokurorët me mish e thua janë mundur të hetojnë” i tha Dumani, Nokës.

Në fund, referuar debateve me deputetin demokrat i kërkoi ndjesë. “Flamur më fal për tonin. Nuk më akuzon mua policia, nuk ka shans” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit