-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK nis hetim të dytë për ish-kryeprokurorin Llalla

Kryesoret

Një dosje e dytë kundër ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” është rihapur në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se SPAK, ka marrë indicie të forta nga një prokurori rrethi, duke çuar në nisjen e hetimeve ndaj ish-shefit që drejtoi për 5 vite me radhë Prokurorinë e Përgjithshme.

Hetimet janë përqendruar në veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, gjatë periudhës kur Llalla ka mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Rasti në fjalë ka marrë indicie pas një kallëzimi të paraqitur në prokurorinë e Tiranës, nga një oficer i policisë gjyqësore në Gjirokastër.

Ky oficer ka pretenduar në kallëzim se është shkarkuar në mënyrë të menjëhershme nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, vetëm për një koment të bërë në profilin “Facebook”, ku përmes tij kritikonte punën e ish-ministrit të Brendshëm në atë kohë, Saimir Tahiri, në luftën e padrejtë kundër asgjësimit të drogës.

Por në kuadër të hetimeve që janë kryer për këtë rast, prokuroria e Tiranës, ka marrë në trajtim verifikimi dhe disa praktika të tjera të shkarkimit të menjëhershëm të punonjësve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe transferimin në kundërshtim me ligjin të 6 prokurorëve të kësaj prokurorie në prokuroritë e rretheve.

Bëhet fjalë për nëpunës të administratës civile në Prokurorinë e Përgjithshme, të shkarkuar direkt me urdhër të Llallës dhe 6 prokurorët e transferuar po me urdhër të Llallës, janë Kasëm Berberi, Bilbil Mete, Bujar Sheshi, Hysen Keta, Kujtim Luli dhe Isa Jata.

Të gjitha transferimet janë kryer në kundërshtim me ligjin, duke larguar 6 prokurorët e vjetër nga Prokuroria e Përgjithshme në prokurorinë e Tiranës, Kavajës, Përmetit dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit