-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama votoi kundër dënimit të gjenocidit në Srebrenicë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kjo e enjte është një ditë e shënuar për popujt e Ballkanit, por edhe mbarë njerëzimin. Kjo pasi Asambleja e OKB-së votoi për të shpallur 11 korrikun si ditën e kujtimit të genocidit serb në Srebrenicë. Rezoluta në OKB mori edhe votën e Shqipërisë.

“Jeni dëshmitarë se si Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar. Mos harroni kurrë kartonat e tyre të kuq. Ato kartona të kuq janë dhe do mbeten përjetë të stamposur në muret e parlamentit si dëshmia e amoralitetit dhe shpirtit të zi të tyre. Mos harroni kurrë atë ditë!

Se sot nën diktatin ndërkombëtar u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç. Po kështu, dy vite me radhë, tradhtari, Pashiqi i shqiptarëve bllokoi rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë. Dhe pastaj me pafytyrësi, vetëm 5 ditë më parë u thoshte shqiptarëve në Kosovë se edhe më quani tradhtar. Po jo tradhtar, po historia nuk ka njohur kurrë tradhtar si ti” – tha Berisha.

Në 12 maj 2022, parlamenti shqiptar rrëzoi futjen në rend të ditës së një rezolute që dënonte gjenocidin në Srebrenicë. Në atë kohë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla theksoi se mazhoranca e dënon gjenocidin serb në Srebrenicë, por nuk do të votojnë rezolutën që mban firmën e Sali Berishës, non grata nga SHBA. Opozita e akuzoi në atë kohë mazhorancën se nuk votoi rezolutën për të mos prishur marrëdhëniet e mira mes Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit