-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbrazi armën ndaj 3 familjarëve, arrestohet 21-vjeçari, njëri në gjendje kritike

Kryesoret

Të parin e plagosi në skaj të rrugës, dy të tjerët po tentojnë t’ia marrin revolen por pa sukses.

Dy djemtë dhe babai mbetën të plagosur në qendër të qytetit, ndërsa i dyshuari me armë në dorë po largohet në drejtim të panjohur.

Plagosja pikërisht në këtë vend, në qendër të Pejës, në fund të rrugës “Bekim Berisha”.

Ndërsa i dyshuari ndodhej në arrati tre të plagosurit janë dërguar për në QKUK.

Prej orës 12:00 deri në 6 të mëngjesit 4 lloje të kirurgëve kanë kryer ndërhyrje për ta mbajtur të gjallë njërin nga të plagosurit. Ai vazhdon të jetë në gjendje kritike.

“Ai po qëndron i analgoseduar dhe i intubuar, do të thotë është në ventilimin mekanik. Pacienti është në gjendje shumë të rëndë sepse ka lëndime me armë zjarri në regjionin e këmbës së majt dhe në regjionin e barkut të cilat po ia rrezikojnë jetën”, tha Abdullah Hajdari, specialist i Anesteziologjise me Mjekim Intensiv.

Në prangat e Policisë sipas Prokurorit të rastit rreth orës 1 në mëngjes ka rënë një i dyshuar për dhënie të ndihmës pas veprës penale.

Dyshohet t’i ketë ndihmuar të dyshuarit për arratisje ose gjetje të lokacionit për strehim.

Megjithatë plani i tyre nuk pati sukses. Rreth mesditës erdhën lajme edhe për të dyshuarin kryesor, Policia i kishte rënë në gjurmë.

“I dyshuari është arrestuar në fshatin Ozdrim, komuna e Pejës…jo nuk është arrestuar tek shtëpia e tij”, tha Ersan Qavolli, prokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Një ndër pistat që po i ndjekë Prokuria janë dyshimet se zënka ka nisur pas shitbleres së veturës.

Janë intervistuar edhe dëshmitarë të tjerë por të plagosurit ende nuk janë intervistuar për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ndërkohë, Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes e ka konfirmuar se njëri nga të plagosurit është pjesëtar i FSK-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit