-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT+FOTO/ Ja cilët janë të arrestuarit nga skema e mashtrimit me mikrokreditë

Kryesoret

Ditën e sotme janë dhënë masat e sigurisë për 8 personat të cilët ishin administratorët subjekteve financiare dhe përmbaruesit të përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë në Tiranë.

Ata janë Aldo Daka, Albert Gega Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro.

Prokuroria arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit Arben Meskuti, Alban Kote, dhe Alketa Tanushi, kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Po kështu u provua se Kejda Seferi, në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Vjedhjes’. Ndërsa Aldo Daka. Albert Gega dhe Edmond Mato, në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale të vjedhjes. Po kështu edhe Elda Ibro, administratore e MCA, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘vjedhjes’.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit