-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rezoluta/ Nis debati në OKB për gjenocidin serb në Srebrenicë

Kryesoret

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur debatin për propozim-rezolutë, që do ta shpallte 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Diskutimet, që do të mbyllen me votim, u hapën nga ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse.

“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt”, tha ajo, vendi i së cilës e bashkëhartoi tekstin e rezolutës, bashkë me Ruandën.

Rezoluta bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Në Srebrenicë – pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës – forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në korrik të vitit 1995.

Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit