-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokainë në karkaleca/ Dalin fotot e dy shqiptarëve të arrestuar në Greqi

Kryesoret

Janë publikuar fotot e katër të arrestuarve në Greqi, të cilëve iu kap 210 kg kokainë e fshehur në karkaleca.

Dy prej të arrestuarve janë shqiptarë, Jasona Mërkuri dhe Marsel Stafaj, ndërsa në pranga u vunë edhe Ioannis Biglakis 64 vjeç dhe Alexandors Merkouris.

Sasia e madhe e drogës vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë. Mësohet se të arrestuarit e kishin tërhequr konteinerin me drogë të fshehur në karkaleca dhe janë kapur nga policia greke në zonën e Aspropirgos.

Siç rezultoi nga hetimet policore, organizatori i trafikut është Jasona Mërkuri i cili kujdesej për gjetjen e sasise se drogës, financimin e blerjes, transportin si dhe organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja drejt vendeve evropiane.

Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit