-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë/ Makina ‘raketë’ përfundon në lumë, tre të lënduar

Kryesoret

Një aksident ka ndodhur të premten tek ura e Drinit të Bardhë, ku një mjet ka rënë në lumë.

Sipas informacioneve drejtuesi ka  humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfundar në lumë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës në Kosovë, Fadil Gashi.

Gashi tha se në makinë kanë qenë tre persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Pejës.

Raportohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë.

Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, tha Gashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit