-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anti-korrupsioni/ PS bojkoton mbledhjen e Këshillit të Integrimit

Kryesoret

Ditën e sotme pritej të mbahej mbledhja e Këshillit të Integrimit, e cila ka dështuar për shkake të mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të mazhorancës.

Kryetarja e Këshillit të Integrimit Jorida Tabaku, e cilësoi bojkotimin e mbledhjes nga ana e mazhorancës si zhgënjyese.

“E shoh me shqetësim faktin që në tre muajt e fundit ka pasur vështirësi reale për të funksionuar. Thonë duam të luftojnë korrupsionin dhe bojkotojnë mbledhjet”, deklaroi Tabaku.

Ajo shtoi se detyra funksionale e këtij Këshilli kombëtar është forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë dhe institucioneve të pavarura në raport me procesin e screening.

Tabaku shkruan se për sa kohë kjo detyrë vazhdon me sukses dhe që transmeton shqetësimet edhe të shoqërisë civile, atëherë do duhet të jetë ky mediumi përmes të cilit ne të flasim për integrimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Deputetj demokrate theksoi se ky medium është produkt i vullnetit politik të të dyja palëve që nëse realisht kërkojnë një proces integrimi dobiprurës dhe në shërbim të vendit duhet të respektojnë parimet për të cilat kemi rënë dakord.”

Ajo tha se beteja e opozitës është për një Shqipëri që përqafon demokracinë institucionale duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe transparencën e llogaridhënien mes tyre. Ndërsa shtoi se procesi i integrimit është rruga drejt një Shqipërie perëndimore dhe në përputhje me këto vlera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit