Në Dropull është gjetur e vdekur Marianthi Barka, 90 vjeç, motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji (3 maj).
90 vjeçarja besohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi burime nga fshati pohojnë se ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe në vendngjarje aktualisht ndodhet efektivët e policisë për zbardhjen e detajeve.