-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manchester United ‘lan duart’ me Ten Hag, shkarkohet pas finales së FA Cup

Kryesoret

Manchester United ka vendosur të shkarkojë Erik ten Hag, pavarësisht nga rezultati i finales së FA Cup të kësaj fundjave kundër Manchester Cityt .

Finalja e Wembley të së shtunës mendohej se do sillte jo vetëm shansin e fundit të United për këtë sezon, por edhe mundësinë e fundit të Ten Hag për të fituar mbështetjen e hierarkisë së Old Trafford.

Pavarësisht arritjes në finalen e Kupës FA, ku do të përballen me rivalët e qytetit dhe kampionët e Premier League, Mancher City, skuadra e United ka dështuar totalisht nën drejtimin e Ten Hag në këto dy vite, duke përfunduar vetëm në vendin e tetë në Premier League.

Kjo ishte performanca më e keqe e Manchester United në ligë në 34 vitet e fundit, ndërsa skuadra e Ten Hag humbi gjithashtu më shumë ndeshje se çdo ekip tjetër i ‘djajve të kuqë’ në epokën e Premier League dhe përfundoi me një golavarazh negativ për herë të parë që nga viti 1990.

Por The Guardian thotë se Ten Hag do të shkarkohet edhe nëse fiton Kupën FA, që do të thotë se pronari i ri Sir Jim Ratcliffe do të emërojë një menaxher të ri këtë verë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit