Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit, pas orëve të pasdites pritet shpërbërje e vranësirave.
Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare) prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.









