-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Meritoje të jetoje më gjatë…’ Lori Hoxha i dedikon fjalët prekëse babai të saj

Kryesoret

Lori Hoxha ka përjetuar ikjen nga jeta të babait të saj, Dritan Hoxha me një dedikim prekës.

“Babit, në përvjetorin e ikjes së tij. I shkrova Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapësira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa më shumë vite kalojnë.

E ndërkohë që shkruaja, m’u mbushën sytë me lot e m’u mbush gjoksi me mall. Në fakt ajo që besoj unë ka ndodhur është që nuk e lejoj më dashurinë për ty, të papërdorur e pafalur, të më plasi shpirtin, por e çoj aty ku do dojë ti që ne të gjithë ta çonim dashurinë për ty, tek familja dhe Top Channel.
Meritoje të jetoje më gjatë e të shijoje me ne çdo kujtim, por siç na pelqen ta themi ne ndonjëherë për hir të të pandryshueshmes është që ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatëpjetën.

Ndoshta s’do isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë do ta zgjidhja çdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek, e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua aq më shumë të ndjej afër”, shkruan ajo.

Dritan Hoxha u nda nga jeta në 23 maj të 2008 pas një aksidenti automobilistik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit