Episode dhune kanë përfshirë ndeshjen U-16 midis Teutës dhe Partizanit. Ngjarja ka ndodhur në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës,
Mësohet se sherri ka nisur në përfundim të ndeshjes, ku në finale të kampionatit kishte kaluar skuadra e Teutës.
Gjatë shtrëngimit të duarve, një nga lojtarët e skuadrës së Partizanit ka sharë kundërshtarin e tij dhe në këtë moment ka nisur konflikti mes lojtarëve, ku më vonë në fushë janë futur edhe tifozët që ishin prezentë.
Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë, për të ndalur sherrin, ku gjithashtu shoqëruan në komisariat disa prej personave të përfshirë në konflikt.