-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Izraeli vret luftëtarë të Hezbollahut në Siri

Kryesoret

Nga një sulm izraelit me dron në Siri u vranë dy luftëtarë të lëvizjes libaneze, Hezbollah, tha një grup që monitoron luftës.

“Një dron izraelit gjuajti dy dronë drejt një makine dhe një furgoni të Hezbollahut në qytetin Kusajr në provincën Homs, teksa ata po udhëtonin për në aeroportin Al-Daba. Sulmi la të vrarë të paktën dy luftëtarë të Hezbollahut dhe plagosi të tjerë”, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ky ishte sulmi i tretë kundër Hezbollahut – grup që mbështetet nga Irani – në Siri gjatë kësaj jave.

Të hënën, sulmet izraelite në zonën Kusajr, që gjendet afër kufirit me Libanin, vranë tetë luftëtarë proiranainë, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me seli në Britani, por që bazohet për informacione nga një rrjet burimesh brenda Sirisë. Sipas burimeve të AFP-së, të paktën njëri prej të vrarëve ishte luftëtarë i Hezbollahut.

Një tjetër sulm ndodhi më 18 maj dhe shënjestroi një “komandant të Hezbollahut dhe shoqëruesin e tij”, tha Vëzhguesi.

Izraeli rrallë komenton për sulmet individuale në Siri, por vazhdimisht ka thënë se nuk do të lejojë armikun e tij të përbetuar, Iranin, që të zgjerojë prezencën e tij në këtë shtet.

Që kur ka nisur lufta civile në Siri, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore, duke shënjestruar kryesisht pozicionet e ushtrisë dhe luftëtarët e mbështetur nga Irani, përfshirë ata të Hezbollahut.

Sulmet izraelite në Siri janë rritur që kur ka nisur lufta në Gazë mes ushtrisë së Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që mbështetet po ashtu ka Irani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit