Sali Berisha ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit Rama me shqiptarët e diasporës në Itali.
Ai ka publikuar një tjetër mesazh të një qytetari, i cili i ka nisur edhe fotot përkatëse se si, mazhoranca sipas tij ka dërguar në Milano administratën dhe mësues.
“Mësuesit e Partisë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Pershendetje doktor. Ja dhe grupi i arsimtareve nga Rrësheni në Milano me në krye Marjana Suli Brozi”, shkruan Berisha përbri mesazhit të publikuar.