-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpëtim Duro rikthehet në Kosovë

Kryesoret

Trajneri Shpëtim Duro është emëruar në krye të Suharekës, klubit që është ngjitur në Superligën e futbollit në Kosovë. 64-vjeçari ka drejtuar shumë klube gjatë karrierës së tij të gjatë, teksa është shpallur kampion në Shqipëri me Skënderbeun dhe në Maqedoninë e Veriut me Strugën.

Suhareka bëhet ekipi i dytë kosovar për Duron, i cili ishte në krye të Dritës në periudhën shtator 2018-shkurt 2019. “Të nderuar adhurues dhe simpatizantë të klubit tonë ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për të marrë drejtimin e skuadrës me kryetrajnerin SHPETIM DURO.

Timonieri nga Shqipëria do drejtoj skuadrën tonë drejt synimeve të rradhës tashmë pjesë e elitës së futbollit Kosovar, Duro trajner me shumë eksperiencë ku së fundmi ishte pjesë e FC Struga nga Maqedonia ku vitin e kaluar arriti të shpallej kampion dhe të ishte pjesë e garave europiane, në të kaluarën ka udhëhequr me sukses skuadra si  KF Partizani, KF Shkëndija, FC Drita, FC Kukësi e KF Laçi.

Kryesia e klubit ishin të pajtimit që ti besojnë trajnerit Duro për udhëheqjen e skuadrën ku u betuan që do qëndrojnë afër me kushtet dhe gjitha mundësitë që klubi ynë të shkëlqejë në Superligë, në anën tjetër trajneri theksoi se së bashku të bashkuar do punojmë maksimalisht dhe me plan projekt profesional” thuhet ne njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit