-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet ftesa e parë e Sylvinhos për Euro 2024

Kryesoret

Ernest Muçi do të jetë pjesë e Shqipërisë në Euro 2024. Edhe pse Sylvinho, trajneri i kombëtares kuqezi, do të prezantojë të hënën (16:00) listën e lojtarëve që do të marrë me vete në Gjermani, klubi i Besiktasit ka bërë me dije se sulmuesi i talentuar ka marrë ftesën për të qenë pjesë e Shqipërisë, së paku në grumbullimin paraprak.

Krahas Muçit që u zyrtarizua nga klubi turk, në kryeqytet kanë mbërritur dhe Jasir Asani e Armando Broja. Sinjale që me shumë gjasa do të vihen nën urdhrat e stafit teknik për ndeshjet e muajit të ardhshëm.

Shqipëria do të përfaqësohet nga 26 futbollistë në Gjermani 2024. Lojtarët fillimisht do të grumbullohen në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.

Kombëtarja do të zhvillojë dy takime miqësore përpara nisjes së turneut. Kundër Lihtenshtejnit (3 qershor, 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor, 19:00), në “Haladas Sportkomplexum”.

Në datën 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ku do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau. Në afërsi të Dortmundit.

Shqipëria do të debutojë në finalet e Europianit në datën 15 qershor. Kundër Italisë, duel që do të nisë në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Katër ditë më pas sfida përballë Kroacisë në “Volksparkstadion” (15:00) të Hamburgut dhe ndaj Spanjës në datën 24 qershor në “Merkur Spiel-Arena” (21:00), Dusseldorf./Super Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit