Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se do të votojë kundër rezolutës së propozuar nga PS kundër korrupisonit.
Shehu ndryshe nga demokratët e tjerë që thanë se do të abstenojnë deklaroi se do të votojë kundër.
‘Rama mban Berishën të burgosur. Po përpiqet me çdo mënyrë që të pengojnë integrimin në BE. Kemi të bëjmë me keqpërdorim të drejtësisë. Një drejtësi që keqpërdoret në këtë mënyrë nuk është drejtësi.
Pa shembur regjimin nuk mund të kemi drejtësi. Prandaj vota ime është kundër sepse në këtë mënyrë kontribuoj vërtetë në luftën kundër korrupsionit. Nëse nuk themi të vërtetat, realisht do të zhytemi gjithnjë e më tepër në këtë situatë kaq të rendë’ tha Tritan Shehu.