Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qëndrimi i tij dhe deputetëve që përfaqëson është kundër rezolutës anti-korrupsion të socialistëve dhe për këtë ka vendosur që të abstenojë duke mos marrë pjesë në votim.
“Rezoluta është pa vlerë, fjalë boshe sa kohë nuk ka seriozisht luftë për të luftuar korrupsionin. Nëse e keni seriozisht e nisni nga korrupsioni zgjedhor, sikur do i kishte hije cdo vendi kandidat për në BE.
Opozita qëndron fort kundër projektit të qeverisë për të minuar demokracinë. Ne e kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Por kjo nuk bëhet me rezoluta dhe me fjalë. Kuvendi nuk ka nevojë t’i thotë vetes me fjalë se është ndërgjegjësuar dhe se duhet luftuar korrupsioni.
Mjafton të punoni cdo ditë për këtë dhe të ngrini zërin ndaj aferave korruptive. Ne këtë kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Prandaj ju konfirmoj se e çmoj të panevojshme miratimin e një rezolute, prandaj do të abstenojmë duke mos marrë pjesë në votim” tha ai.