Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Shkup. Këngëtari dhe blogeri i njohur Amar Ismani është qëlluar për vdekje pas përplasjes me armë në Rrugën e Plastikave.
Vritet me plumba këngëtari, vëllai: Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi
Në përplasjen me armë janë përfshirë disa persona, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur 3 prej tyre.
Pak para se të vritej ai kishte publikuar një foto me partneren e tij në InstaStory nga festa e fejesës. “Gjithçka që kam nevojë në këtë jetë, jam unë dhe e dashura ime”, shkruante ai.