Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar për rezolutën e PS, të cilën e cilëson si hipokrite.
Në një postimi në rrjetet sociale, Açka ngre pikëpyetje për propozuesit, duke u shprehur se do luftojnë korrupsionin ata të cilët kanë dhunuar institucionin e Parlamentit, kanë një grup parlamentar në burg, si dhe shkatërruan pragun e SPAK me amnistinë penale.
“Këta që shkatërruan pragun e SPAK-ut me ligjin é Amnistisë Penale, do të luftojnē korrupsionin?! Këta që luftojnë çdo deputet opozitar që nuk iu pëlqen me forma perfide, që i dhanë jetë rebelimit kinseopozitar me qëllimin për të shkatërruar Opozitë duke blerë në tregun e mallit të përdorur politik me qëllim që të sigurojnë pushtetin e tyre, do të luftojnë korrupsionin?!”, shkruan ndër të tjera Açka.
Rezoluta e PS-së, Bardhi ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Kriminel! Ti do luftosh korrupsionin?