-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Mafia italo-shqiptare bën kërdinë në Firenze, pjesë dhe ish-lojtari i Napolit

Kryesoret

Një grup kriminal italo-shqiptar që pastronte para përmes një rrjeti restorantesh në Itali është goditur gjatë një operacioni të zhvilluar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK.

Sipas medieve italiane tetë restorantet në qendër të Firences u përdorën për pastrim parash, nga grupi që drejtohej nga shqiptari Eluert Kamami dhe ish-portieri i Fiorentinës dhe Napolit Alessandro Bigi.

Përmes pastrimit të parave grupi riinvestonte në blerjen e ambienteve të tjera. Hetuesit besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica pre tyre në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës me vlerë 13 milionë e gjysmë euro.

Ischia Calcio dhe restorantet Il Cavallino në Piazza della Signoria konsideroheshin si një lloj baze ku rridhnin paratë e pista. Restorantet Trattoria Giovanni, La Bisteça Osteria Fiorentina, Ponte Veçhio, Bisteçhia Santa Croce, Trattoria de Pitti, Osteria Lungarno dhe Orcagna u përkasin kompanive të menaxhuara nga Eluert Kamami ose Bigi.

Kamami nuk lëshonte faturat përkatëse në restorantet që administronin. Drejtuesit e organizatës kriminale Kamami dhe Bigi sipas hetuesve blenë edhe tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante.

Ish-portieri duhet të përgjigjet para gjykatës edhe për fatura rreth 80 mijë euro të lëshuara nga klubi i futbollit Ischia për një klub të Napolit.

Emrat e personave ne hetim:

Eluert Kamami, Alessandro Bigi, Albiona Ziaj, Gazment Kociu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Giuseppe Taglialatela, Eros Gjona, Orkes Kamami

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit