-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali me mikrokreditë/ Gazetari: Skenë tipike kriminale, është e planifikuar mirë

Kryesoret

Skandali me mikrokreditë nxori në pah shumë mashtrime dhe vjedhje me vlerë mijëra euro ndaj qytetarëve. Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në studion e ‘5Pyetje nga Ilir Babaramo’, u shpreh se kjo ishte një tipikë kriminale dhe se nuk ishte e rastësishme por e planifikuar.

Ai shtoi se kishte raste të denoncuara më parë, ku qytetarët shkonin për të marrë një kredi të vogël dhe shihnin se pas pak kohësh iu ishte sekuestruar shtëpia.

“Kjo është një skenë tipike kriminale, nuk duket diçka e rastësishme, është e planifikuar e shkruar në letër dhe më pas e zbatuar.

Është diçka e cila nuk është denoncuar për herë të parë, disa gazetarë kanë denoncuar një ushtri agjencisë të cilat japi kredi të vogla, dhe i japin në kushte skandaloze në raport me përqindjen e kthimit.

Njerëzit marin këto kredi dhe më pas përballen me pika që nuk i kanë lexuar në kontrata të gjata dhe nuk e dinë që duhej ti kthenin pas 5 ditësh.

Dhe më pas shikonte që i kishin marrë shtëpinë, sepse ishte rritur rrjeti merimangës” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit