Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij të takimeve me shqiptarët në Europë, ku pas Athinës këtë të diel ndodhej në Milano të Italisë.
Kreu i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani, u shpreh se Rama ka mbajtur fjalime emocionale, por nga ana tjetër nuk i ka premtuar të drejtë kushtetuese emigrantëve në vendet ku ata jetojnë.
Shabani u shpreh se sipas tij, Rama kërkon të përdorë votën e emigrantëve në vendet e BE ku ata jetojnë dhe jo në Shqipëri.
Shabani: Fjalimet e Ramës po ti shohësh të shkëputura janë optimiste me një lloj emocioni. Por më pas duhet të shohësh që ky është kryetari i PS i 2013 apo kryeministri i Shqipërisë.
Sepse duhet të shkosh të flasësh me statistika me një plan për votën e këtyre.
Një kryeministër i përgjegjshëm duhet ti japi një të drejtë kushtetuese në vendin ku ata jetojnë. Unë besoj se plani është që ai ti përdori për votën që ata kanë në BE.
Pra do të shkojë në Itali në Greqi e ti thojë kryeministrit aty se unë kam x vota që unë mund ti përdor, jam faktor në shtetet tuaja.
Pra në vend që ti garantojë votën e tyre në Shqipëri, tenton të përdorë votën e tyre në vendet e BE ku ata jetojnë.