Një këngëtar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Maqedoni. Klan Macedonia shkruan se viktima është këngëtari dhe blogeri i njohur, Amar Ismani 29 vjeç. Në sherr janë përfshirë disa persona, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy prej tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Rrugën e Plastikave në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Ismani u dërgua në spital pak para mesnatës. Pas rreth 1 ore ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve.
“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndërruar jetë djali/vëllai jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varrezat në Butel”, ka shkruar Edin Ismani, vëllai i të ndjerit në Facebook.