-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Tym e flakë para Bashkisë, Blushi: Nuk duam kryebashkiak me tanga

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në fjalën e tij në protestën që  po mbahet para Bashkisë së Tiranës, është shprehur se kësaj godine ka kohë që i ka dalë tymi.

Blushi u shpreh se kjo betejë është për dinjitetin njerëzor, ndërsa fton policinë që të mos mbrojë hajdutët dhe kriminelët me tanga, por të bashkohet me ta dhe të arrestojë hajdutët dhe kriminelët.

“Kësaj bashkie ka kohë që i ka dalë tymi. Kjo bashki ka kohë që është mbytur nga korrupsioni. Kjo bashki ka marrë fund që kur është marrë peng na banda e inceneratorëve.

Kjo është një betejë për dinjitetin njerëzor. Bashkia është për të gjithë qytetarët e Tiranës, nuk mund të jetë strofull e hajdutëve dhe kriminelëve.

Ne jemi këtu për këtë xhaxha që vjen gjithmonë, me dorë të thyer dhe na vendos flamurin.

Pak ditë më parë, Tirana u përmbyt me vetëm pesë minuta shi. Pse? Sepse taksat tuaja vidhen. Ky kriminel duhet të nxirret zvarrë nga kjo godinë.

I them Policisë së Shtetit, kë mbroni ju? Mbroni kriminelët, mbroni hajdutët me tanga si Veliaj?

E ftoj Policinë e Shtetit, na ndihmoni të arrestojmë këta hajdutë. Tirana më hajdutë me tanga, këto monstra politike dhe njerëzore.

Dorëzohu vetë, para se të jetë ky popull që të kapë prej zverrku” tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit