Kreu i SPAK, Altin Dumani ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, King Smith dhe delegracioni britanik të gjyqësorit.
Në këtë takim u bë e ditur se pati diskutime mbi disa çështje kyç dhe në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në Mbretërinë e Bashkuar.
“Nder të mikprisnim sot ambasadorin King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton.
Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në Mbretërinë e Bashkuar”,deklarohet nga SPAK në platformën X.