-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finalja e Konferenc Ligës, Fiorentina këtë herë kërkon kupën në tokën greke!

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në 21:00 do të lihet finalja e ligës së 3-të të Europës, Conferenc League, ku Fiorentina do të përballet me Olympiacos.

Italianët mbërrijnë për të dytin vit radhazi në finalen e këtij kompeticioni, ndërsa këtë herë shihen si favorit për të ngritur kupën kundër skuadrës greke. Ajo e sezonit të kaluar rezultoi një disfatë 1-2 kundër West Ham.

Një disfatë që ishte edhe më e vështirë për t’u pranuar për shkak të mënyrës së ardhjes: në minutat e fundit të një ndeshjeje shumë të ngushtë që, për fatin e keq të Violës, ra në rrugën e anglezëve.

Dhe me atë plagë ende të hapur, djemtë e Vincenzo Italianos do të përballen me finalen e tyre të dytë brenda një viti me synimin për të përmirësuar atë që kanë bërë, por të vetëdijshëm për meritat e tyre.

“Ne po shijojmë këto momente që nuk ndodhin çdo vit, por kemi qenë me fat dhe të mirë që ta bëjmë të ndodhë sërish”, pranoi Cristiano Biraghi , gjatë ditës së medias.

Ndryshe nga finalja e sezonit të kaluar, Fiorentina do t’i afrohet ndeshjes së sivjetme me shanset në favor të saj, megjithëse atmosfera në stadiumin “Agia Sophia” në Athinë do të jetë jashtëzakonisht e ashpër.

Pa harruar se përballë do të jetë një skuadër që eliminoi në xhiron e fundit favoritin e rëndë të turneut – Aston Villa.

“Olympiacos vjen nga një rrugë emocionuese ndaj skuadrave të mira. Ata vijnë me vetëbesim dhe janë shumë të organizuar. Nuk do të mund të bëjmë asnjë gabim, detajet do të bëjnë diferencën”, theksoi Italiano menjëherë pas ndeshjes me Cagliari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit