Jerasimo Korkuti, 31 vjeç nga Gjashtë i Sarandës, dhe Andi Beqiri, 27 vjeç nga Konispoli, janë arrestuar nga policia greke pas një episodi ku u plagos një pakistanez në dyqanin e tij në Patisia, Athinë. Bashkë me ta u arrestua edhe një grek 30-vjeçar, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes. Një person i katërt, i dyshuar si shqiptar, është ende në kërkim.
Incidenti ndodhi pas një ndjekjeje episodike me automjetin e tyre “BMW”, i cili u përplas me disa mjete të tjera para se autorët të ndalonin nga policia. Hetimet e autoriteteve greke tregojnë se plagosja dyshohet të ketë lidhje me larje hesapesh.
Andi Beqiri nuk është një emër i panjohur për policinë greke; më parë është kapur me armë automatike në automjet, ndërsa Viktor Cala dhe Klodian Lekocaj rezultojnë të përfshirë në krime të tjera të rënda në Greqi.









