-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Noka: Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, dhunë edhe ndaj opozitës

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas sulmit me mjete të forta ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Në një reagim në Facebook, Noka e cilëson sulmin me mejete të forta ndaj Mengjesit si sulm ndaj opozitës së vendit.

“Paraditen e sotme, Prof. Dr. Sokol Mëngjesi është goditur mizorisht në kokë nga persona të cilët i kanë shkaktuar frakturë dhe dëmtime të tjera në trup.

Avokati i njohur ndodhej në zonën e ish-Bllokut duke shoqëruar të birin për në kopsht. Kjo ngjarje kriminale i shtohet akteve të diktuara të dhunës ndaj opozitës dhe liderit të saj Berisha, i cili mbrohet nga av. Mëngjesi. Pasi shkelën kushtetutën duke izoluar liderin e opozitës, me qëllim shkatërrimin e institucionit të opozitës në Shqipëri dhe asgjësimin e kundërshtarit politik, urrejtja bie me levë mbi avokatin e tij për t’i hequr edhe të drejtën e mbrojtjes.

Dhuna si mesazh kërcënimi ndaj kundërshtarit politik është “toleruar” nga kupola e errët e narkoshtetit.

Shërim të shpejtë av. Sokol Mëngjesit!” shkruan Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit