Zbardhet dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Publikohen fotot dhe emrat e 4 autorëve që dyshohet se dhunuan avokatin. Autorët e identifikuar nga policia janë Romario Tabaku, Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj.
Avokati u dhunua mëngjesin e sotëm jashtë kopshtit ku sapo kishte dërguar fëmijën, në zonën e ish-Bllokut. Mëngjesi ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, ndërsa mjekët pohojnë se gjendja e tij është e rëndë dhe se është futur në intubim.