Mëngjesin e sotëm avokati Sokol Mëngjesi, ra pre e një sulmi me sende të forta.
Tre persona ushtruan dhunë fizike ndaj tij si dhe duke e goditur me levë, duke i shkaktuar fraktura në kokë.
Tashmë bëhet me dije se policia ka identifikuar një prej autorëve, ndërsa dy të tjerët mbeten ende ‘mister’.
Ndërkohë policia ka ushtruar kontroll në banesen e personit që është identifikuar.
Autorët i janë afruar Mëngjezit dhe fillimisht e kanë qëlluar me shpulla.
Në kamera duket se avokati i ka njohuar autorët pasi fillimisht komunikon me ta. Më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta, informon gazetari Sokol Mengjesi.