Pasditen e sotme policia shoqëroi dy persona lidhur me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.
Avokati Sokol Mëngjesi është vendosur në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur.
Ai është goditur me mjete të forta, doreza hekuri, në pjesën e kokës, gjë që i ka shkaktuar fraktura dhe hematoma.