Kryeministri Edi Rama ditëne sotme gjatë fjalimit të tijë për modernizimin e administratës tha se në qershor nis rritja e pagave deri në 900 euro për administratën.
Rama gjithashtu u shpreh se kjo është një rritje e konsiderueshme për një periudhë kohë.
“Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave. Të gjithë do kenë rritje në pagën e tyre dhe do arrijmë objektivin e shpallur që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro. Dhe kjo nuk diskutohet, qershori është muaji i fundit me këtë pagë qe keni dhe me kryerjen e të gjitha procedurave paga e radhës do jetë paga e rritur. Është një rritje shumë e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin. Nga vjet në sivjet janë 400 milionë në total që janë vendosur për kapitalin njerëzor. Patjetër që duhet më shumë, por edhe më shumë do jenë sepse nuk është një rritje që ne e shikojmë si fundin e një procesi, por është një rritje domethënëse për një periudhë të caktuar kohe. Na duhet të shikojmë pak më shumë sesi të bëjmë edhe pjesën më të vështirë, më sfiduese që është…duke filluar nga pensionet më të ulëta të rrisim mbështetje për pensionistët. Kemi një numër të konsiderueshëm pensionistë që marrin nën 150 euro. Të gjithë na e thonë, edhe FMN edhe BB edhe CC të gjithë na thonë, tek pensionet bëni kujdes së është një peshë shumë e rëndë”, tha nder te tjera kryeministri Edi Rama.