Pas lajmit se ra zjarr në spitalin e Shkodërs ka folur nëndrejtori, Lush Marku.
Ai ka thënë se sipas tij, në dhomën teknike të paneleve diellore, shtresa termoizoluese e cisternave të ujit ka nxjerrë tym.
” Po ju informoj se nuk ka rënë zjarr në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në dhomën teknike të paneleve diellore, shtresa termoizoluese e cisternave të ujit ka nxjerrë tym dhe vetëm si pasojë e kësaj ka dalë i gjithë ai tym që është parë. Nga kontrolli i deritanishëm, nuk është konstatuar se ka pasur ndonjë defekt teknik apo ndonjë kontakt me rrymën e energjisë elektrike. Të gjitha shërbimet, asnjë shërbim nuk është prekur nga ky tym që ka dalë, janë të gjitha shërbimet në funksion. Janë disa dëme minimale të shtresës termoizoluese të depozitave të ujit sanitar.” u shpreh ai.