-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk doli nga hiçi’! DW: ‘Belerizimi’ i marrëdhënieve greko-shqiptare dhe pasojat

Kryesoret

Prillin e këtij viti, kohë kur debati për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleriishte në pikun e tij, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe partia që ai përfaqëson “Demokracia e Re” propozuan zyrtarisht emrin e Belerit si kandidat për euro-deputet.

Lajmi ngjalli debate në të dyja anët e kufirit, ku mes fqinjëve ekziston teknikisht ende Ligji i Luftës që nga viti 1940. Mitsotakis u kritikua lidhur me këtë kandidim edhe nga partia më e madhe opozitare e vendit të tij, SYRIZA. Kjo është hera e parë që një kandidat për në Parlamentin Europian ndodhet në qeli.

“Beleri” – Pro dhe kundër

“Ky është një akt i paprecedent, i cili nuk ka ndodhur më parë dhe nuk besoj se do të sjellë ndonjë rezultat në pritshmëritë e zotit Mitsotakis për të zgjuar votat e fjetura nacionaliste greke e aq më tepër për të realizuar lirimin e zotit Beleri nga burgu. Në qoftë se një pjesë e opozitës bëri gabim kur e kandidoi Belerin për kryebashkiak të Himarës, Mitsotakis po bën një gabim të dytë edhe më të madh, duke e kandiduar atë për deputet të Parlamentit Europian.

Ky akt politik mund t’i kthehet në bumerang. Ka qindra figura të tjera të nderuara që kanë shtetësi shqiptare dhe greke, të cilët mund të përzgjidheshin si kandidatë dhe do ta ndihmonin më shumë zgjerimin e bazës elektorale të kësaj partie, sesa një personazh problematik si Beleri” – thotë për DW Arben Çejku, ish-ambasador, drejtues i “Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë” (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit