Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur Aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.
E.R., është dënuar me 14 vjet burgim dhe tre të tjerët G.R, G.J. dhe Xh.S. me nga 7 vjet burgim nën akuzën se kanë dhunuar 11-vjeçaren. Siç bëhet e ditur në njoftim për Sh.K është veçuar procedura.
Në njoftimin për media të Gjykatës Themelore të Prishtinës bëhet e ditur se i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të “Dhunimit” dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vite.