Fredi Beleri ka deklaruar sot për mediat greke se do të luftojë deri në fund për pafajsinë e tij.
Beleri ka deklaruar se është i vetmi kandidat për deputet në Parlamentin Evropian që nuk bën dot fushatë, pasi ndodhet në burg në vendin tonë, pasi akuzohet për blerje votash.
Ai është shfaqur teksa flet nga burgu për emisionin Live News në televizionin grek Mega.
“Zgjohem në mëngjes dhe shoh para meje imazhin e Virgjëreshës Mari. Për tridhjetë vjet që jam marrë me politikë, doja t’u shërbeja të drejtave të grekëve në Shqipëri. Ne nuk kemi të drejta, jemi larg asaj që ne e quajmë “shteti i së drejtës” dhe unë do të luftoj për to në Parlamentin Evropian .
Falenderoj kryeministrin grek që me këtë lëvizje për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane më jep mundësinë të mbështes Himarëb nga një këndvështrim tjetër. Nuk po heq dorë nga Himara”, ka thënë Beleri.