Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Berat, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij.
“Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin E. O., 37 vjeç, banues në Berat, pasi ka goditur me send të fortë, babanë e tij”, njofton policia.
Po ashtu Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi hetimi për 43-vjeçarin B. M., banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 59 vjeçar.