Propozimi në parlament i opozitës për një rezolutë që dënon dhunën ndaj gazetarëve u kthye në përplajsen politike të rradhës me mazhorancën. Kjo e fundit, duke përdorur një argument procedurial, refuzoi diskutimin për rezolutën në fjalë duke përdorur forcën e kartonave. Argumenti? Dhuna ndaj gazetarëve dhe liria e medias nuk janë çështje që lidhen me punën e Këshillit të Ministrave. Ekspertët argumentuan për Faktoje se në fakt, liria e medias është ngushtësisht e lidhur me punën e qeverisë.
Opozita i propozoi parlamentit një rezolutë kundër dhunës ndaj gazetarëve, të cilën mazhoranca refuzoi ta diskutojë dhe shqyrtojë me argumentin se nuk bie ne fushën e veprimit të Këshillit të Ministrave.
Kërkesa e opozitës parashikonte dhe një mocion me debat për çështjen, njëkohësisht me rezolutën e propozuar kundër dhunës ndaj gazetarëve dhe pavarësisë së medias. Mazhoranca përdori pikërisht kërkesën për mocion për të evituar diskutimin dhe shqyrtimin e rezolutës.
“Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të mos pranojë pyetje, interpelanca ose mocione që janë formuluar me fjalë të pahijshme, paraqiten çështje që nuk janë nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, cenojnë nderin, jetën private ose personalitetin e një individi ose institucioni…” – citoi Lindita Nikolla nga neni 89 i Rregullores së Kuvendit. Për më shumë kliko KËTU