Kanë ikur dritat në natën e dytë të festivalit të fëmijëve që zhvillohet në Shkodër.
Teksa kori ka nisur të këndojë ka ndodhur shkëputja e cila ka ardhur nga një defekt në fiderin që furnizon me energji Teatrin Migjeni.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar në rrjetet sociale edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.
“Kori fantastik i festivalit, është ëmbëlsira e këtij edicioni. Fëmijët nuk pyesin për defektet e rrjetit të energjisë që shoqëroi natën e dytë të festivalit. Një defekt në fiderin që furnizon Teatrin “Migjeni” solli këtë atmosferë që vetëm fëmijët dinë të sjellin, për OSHEE është momenti të marrë përgjegjësinë që i takon që situata të tilla të mos ndodhin më! shkruan Benet Beci në rrjetin social.