-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kosova dhe Serbia do shkëmbejnë territoret …’, Serwer bën parashikimin nëse rizgjidhet Trump

Kryesoret

Profesor i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve, Daniel Serwer ka bërë një analizë të hollësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dhe pritet të ndodhë me dialogun Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për “GazetënExpress”, Serwer foli për marrëdhënien jo të mirë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe aleatëve perëndimorë. Sipas profesorit amerikan, qasja e SHBA-BE ndaj qeverisë  së Kosovës për Asociacionin është e gabuara, pasi sipas tij, është një veprim i cili nuk sjell përfitimi reciprok mes palëve në dialog.

Marrëdhëniet e kryeministrit me evropianët dhe amerikanët kanë mungesë besimi dhe efektiviteti. Thënë kjo, mendoj se është një gabim kolosal për amerikanët dhe evropianët që të këmbëngulin në krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që është prioriteti kryesor i Beogradit në dialog, pa asnjë përfitim për Prishtinën”, tha profesori ndër të tjera.

I pyetur lidhur me draftin e Lajçakut për Asociacionin dhe mundësin e zbatimit të tij nga ana e Kosovës, pas vendosjes si kusht për anëtarësimin në KiE, Serwer deklaroi se për sa kohë nuk është kusht njohja reciproke nga ana e Serbisë, nuk sheh hapësirë për implementimin e këtij drafti.

Nuk shoh se si Asociacioni mund të ecë përpara pa njohjen de facto nëse jo de jure të Kosovës nga Serbia”, tha ai.

Sipas Serwer, në rast dështimi të planit për krijimi e Asociacionit në veri, mund të diskutohet ideja e shkëmbimit të territoreve dhe kjo është më shumë e mundur nëse Trump rizgjidhet si president i SHBA-së.

Nuk kam dyshim se ideja e shkëmbimit të tokave do të lindë përsëri nëse Trump rizgjedhet, pavarësisht nëse ka apo jo hapa drejt ASMM”, tha Serwer./Pamfleti

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit