Kombëtarja shqiptare është nisur këtë të premte drejt Austrisë ku do të përgatitetnë finalet e kampionatit në Gjermani.
Skuadra mbërriti në Gaz të Austrisë ku nuk kanë munguar posterat ku ndodhen dhe fotot e Cikalleshit dhe Mujës që u lanë jashtë Europianit.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin kanë udhëtuar 24 lojtarë, ndërsa Berat Gjimshti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi do të bashkohen me skuadrën në Austri.
Skuadra kombëtare do të zhvilloj[ 2 ndeshje miqësore para finaleve të Europianit “Gjermani 2024” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.