Mëngjesin e 29 maj në zonën e ish-bllokut u krijua një sulm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Në një njoftim për shtyp Dhoma e Avokatisë e ka cilësuar këtë si një sulm ndaj drejtësisë.
“Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomës, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij, nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për atë ç’ka i ndodhi kolegut Tonë”, reagon Dhoma e Avokatisë.
Gjithashtu Dhoma e Avokatisë nënvizon se do të përshkallëzojë qëndrimin me qëllim mostolerimin e dhunës ndaj avokatisë, si dhe në mbrojtje të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tij.